Prej disa ditësh vijojnë bisediet pë një armëpushim në Gaza. Në lidhje më këtë Hamasi ka dërguar një përgjigje, por që ende nuk dihet se cila specifikisht ka qenë ajo.
Sipas një burimi të AFP-së në lëvizjen islamike palestineze, propozimi parashikon tre faza, e para prej të cilave do të përfshinte një armëpushim gjashtë-javor, lirimin e 200 deri në 300 të burgosurve palestinezë në këmbim të 35 deri në 40 pengjeve të mbajtura në Gaza, gjithashtu hyrjen ditore të 200 deri në 300 kamionëve me ndihma humanitare.
Kryeministri i Katarit, Mohammed bin Abdul Rahman Al Thani tha se ai ishte “optimist” dhe e përshkroi përgjigjen e Hamasit si “përgjithësisht pozitive” , duke shtuar se ajo përmban “komente të caktuara”.
Kujtojmë që aekretari amerikan i Shtetit , Anthony Blinken ndodhet në Izrael, ku do zhvillojë takime me lidershipin politik izraelit, të cilin ai pritet të bëjë presion për një armëpushim të ri që do të lejonte lirimin e më shumë pengjeve, ndërsa lufta midis Izraelit dhe Hamasit hyn në muajin e pestë të saj.
Në 5 muaj luftë, Blinken ka udhëtuar 5 herë në Lindjen e Mesme. Ashtu bëri edhe ditën e djeshme ku zhvilloi një takim në Egjipt dhe Katar, dy vendet që kanë marrë një rol ndërmjetësues mes Izraelit dhe Hamasit për të arritur një tjetër armëpushim.
Një zyrtar amerikan, i cili foli në kushte anonimiteti, Blinken u informua mbi përgjigjen e Hamasit nga emiri i Katarit gjatë takimit të djeshëm në Doha.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo