Lajme

Presidenti i shoqatës së pensionistëve italianë “kalon” në Shqipëri: S’paguajmë taksa

Carmine Iampietro, Presidenti i Shoqatës së Pensionistëve Italianë ka zgjedhur të emigrojë nga Italia në Shqipëri, për shkak të kontributeve që duhet ti japë akoma shtetit italian edhe pse është në pension. Carmine, pushtoi dje mediat italiane pasi tema kryesore e televizioneve u bë marrëveshja e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë, e konsideruar sukses në Shqipëri, raporton newsbomb.al.

Carmine, deklaroi në TV italiane se pas 6 vitesh që ai kishte dalë në pension, ai paguante shumë taksa edhe pse për 42 vite me radhë kishte dhënë kontribute në Itali, që prej vitit 1965 kur filloi të paguante taksa për herë të parë.

Ai tha se në Shqipëri, askush nuk i taksonte pensionistët. Ndaj prej 10 vitesh, ai ka blerë një shtëpi dhe është vendosur përfundimisht në Durrës. Ndërsa në Itali akoma duhet të paguante taksën mbi të ardhurat personale, IRPEF (Imposta sul Reddito delle Persone Fisiche).

Pjesë nga Intervista në tv

Përshendetje Carmino, mirëse erdhe. Pasdite të mbarë.

Mirëdita!

Ju banoni në Shqipëri, është korrekte apo jo?

Absolutisht po. Banoj në Durrës që prej 10 vitesh.

A që para 10 vitesh, dhe pse u transferove atje?

Sepse më ra ndërmend se pas 7 vitesh që kisha dal në pension, në Itali paguaja taksa të ekzagjeruara që pas 48 vitesh kontribut të dhënë për shtetin italian si artizanal…

Po ju jeni i ri, si është e mundur që keni 48 vite kontribut? Keni punuar që i ri?

Kontributet e mia të para rezultojnë të hedhura nga tabelat që dalin, fillojnë që në mars 1965. Ok, që në moshën 15 vjeç kam filluar të derdh kontributet. Kam punuar si i pavarur prej 11 vitesh dhe në moshën 26 vjeç u futa dhe në tvsh.

Carmine, mund tju pyes se çfarë bënit?

Gjithmonë kam pasur në jetën time një oficinë makinash me 3 apo 4 punonjës. Prandaj e di shumë mirë se për çfarë po flitet.

Pra ju jeni paguar kontributet tuaja për vite dhe vite me radhë dhe në një pikë thatë: e di si është puna: pensionet në Itali vlerësohen “x” në Shqipëri vlerësohen “y” nëse e kuptova mirë. Më thuaj sesa është sot dhe sa do të ishte në Itali?

Në Itali paguaja IRPEF si cdo pensionist. IRPEF ne e dimë shumë mirë se është ajo kombëtarja, rajonale, dhe komunale. Nëse unë i mbledh bashkë të tre IRPEF, mesatarisht për pensionistët arrin në 30% mesatarisht. Sepse këtë vit kanë reduktuar, janë bërë 3 dhe jo 4 si në vitet e tjera. Kështu kemi minimumi deri në 25%, 35% dhe 43%. Në shtëpinë time, mesatarja është 30%. Prandaj unë në Itali pas 48 vitesh kontribut, duhet të paguaj akoma edhe 35% taksa për të pasur mbrapsh lekët e mia, sinqerisht nuk jam dakord. Gjeta një zgjidhje alternative. Jam në Shqipëri ku shteti shqiptar nuk më kërkon absolutisht asgjë. Për motivin e thjeshtë dhe këtë dua ta nënvizoj që në Shqipëri pensionet nuk konsiderohen “të ardhura” dhe për këtë arsye nuk mund të taksohen. Kjo është e vërteta. Atëherë unë i them Italisë, qeveritarëve italianë, dhe zotërisë aty dua ti kujtoj se pse në Itali jemi vendi që përkeqësojmë më shumë statusin e pensionistëve në botë?

Redaktoi Newsbomb.al

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo