Lajme

Auron Tare “bën leckë” qeverinë dhe biznesmenët

Auron Tare ka bërë për “ujë të ftohtë”  qeverinë dhe biznesmenët. Përmes një postimi në “ Facebook”, Tare ka ironizuar patriotizmin e shqiptarëve biznesmenë  të cilët tregojnë dashurinë për athdheun e tyre vetëm përmes këngëve kur luan futboll Shqipëria, birrave nëpër rrugë dhe bluzave të stampuara me flamurin.

Por, kur vjen puna për t’ i dhuruar vendit të tyre asete të vlefshme kulturore, askush nuk bën asnjë lëvizje.

Tare bën me dije se në një nga galeritë me të mira në botë, Sothby, u shit një nga pikturat më identifikuese të shqiptarëve të Egjiptit. Mirëpo, “zengjinëve” që fitojnë miliona euro të parave publike sipas tij nuk u shkoi mendja që ta blinin dhe t’ia dhuronin publikut shqiptar.

“Nejse, kot e kisha këtë hyrje, sa për të shfryrë inatin. Që ta marrim vesh ne shqipot, në një nga galeritë me të mira në botë, Sothby, u shit një nga pikturat më identifikuese të shqiptarëve të Egjiptit.

Piktura e Frederik Arthur Bridgman me titull “Falja ne Xhaminë e Kairos” pikturuar 1876, menjëherë pas kthimit të tij nga Egjypti.

Se mos u kujtua ndonjë nga Ministria e Kulturës per të pyetur? Jo për gjë por këto ambasadat tona jashtë kanë edhe Atashe Kulturor. Larg qoftë ndonjë nga këta zengjinët e rinj që fitojnë miliona euro të parave publike t’u shkonte mendja ta blinin dhe t’ia dhuronin publikut shqiptar.

Kot edhe unë, çfarë lidhje kanë patriotët tanë me këto gjëra? Mjafton kënga e Adem Jasharit në stadium dhe ndihemi mirë me patriotizmin tonë të kulluar…”, shkruan ai ndër të tjera.

Nga Auron Tare

Sa herë që luan futboll Shqipëria plasin këngët patriotike. Vërshon birra rrugëve. Shiten bluza të stampuara në Kinë me flamur shqiptar.

Emigrantët që vijnë në verë plasën duke bërë shqiponjën me duar e këmbë. Ndonjë shqipo që ka miq këta mavrit i kërkon tu bëjë shqipen me gishta për ta hedhur në Facebook.

Askush nga shqipot patriotë apo kultura jonë patriotike me daulle dhe flamurë nuk ka ende një projekt apo ide për të mbledhur visaret e kulturës shqiptare të shpërndara nëpër botë.

Ndërkohë bota e qytetëruar mbledh ngadalë në heshtje pa zhurme visare të kulturës botërore me motive të shqiptarëve të dikurshëm.

Nejse, kot e kisha këtë hyrje, sa për të shfryrë inatin. Që ta marrim vesh ne shqipot, në një nga galeritë me të mira në botë, Sothby, u shit një nga pikturat më identifikuese të shqiptarëve të Egjiptit.

Piktura e Frederik Arthur Bridgman me titull “Falja ne Xhaminë e Kairos” pikturuar 1876, menjëherë pas kthimit të tij nga Egjypti.

Se mos u kujtua ndonjë nga Ministria e Kulturës per të pyetur? Jo për gjë por këto ambasadat tona jashtë kanë edhe Atashe Kulturor. Larg qoftë ndonjë nga këta zengjinët e rinj që fitojnë miliona euro të parave publike t’u shkonte mendja ta blinin dhe t’ia dhuronin publikut shqiptar.

Kot edhe unë, çfarë lidhje kanë patriotët tanë me këto gjëra? Mjafton kënga e Adem Jasharit në stadium dhe ndihemi mirë me patriotizmin tonë të kulluar…

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo