Deputeti i PD, Dashnor Sula ka folur për situatën e krijuar në kampin opozitar dhe zhvillimet e fundit në lidhje me mazhorancën.
i ftuar në studion e News24, ai ka ironizuar kryeparlamentaren Lindita Nikolla dhe deputetët që firmosin për përjashtime. Gjithashtu rikonfirmoi faktin se të vijojnë me aksionin opozitar në kuvend.
“I bëj një thirrje shumë të sinqertë kryeparlamentares Nikolla dhe atyre anonimëve që firmosin për përjashtime, herën tjetër të na përjashtojnë njëherësh e të bien rehat. Kjo kryetarja shqetësohet aq shumë se po thonë dy fjalë kolegët e mi, se nuk bënë asnjë veprim të dhunshëm. Kur hidhnim flakadanë, 3 veta përjashtonin, 4 veta.
Javën e kaluar 19 veta u përjashtuan. Unë kam disa rregulla morale, por këto të bëjnë me zor që ti duhet të bësh diçka në përgjigje. Unë do të vazhdoj aksionin opozitar. Pse duhet të përjashtoheshin këta deputetë.
Gardistëve u thonë ose në shtëpi ose ata mos i lejoni brenda. Kryetarja e Kuvendit që ka për detyrë meqë i dhimbsen shumë kolegët e saj të mazhorancës, nuk përjashton gardistë që na kapin dhe na largojnë. Ndërsa për deputetët vjen përjashtimi”, u shpreh Sula.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo