Lajme

Rama takim me kryeministrin e Luksemburgut: Mbështetës i integrimit të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social, Facebook ka zbuluar se ka zhvilluar një takim me homologun e Luksemburgut, Luc Frieden.

Kreu i qeverisë ka zbardhur një pjesë të temave të diskutuara me kryeministrin e Luksemburgut, ku pika më kryesore është dakordësimi për zbatimin e marrëveshjes së heqjes së tatimit të dyfishtë.

“Takim me Kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden, një mbështetës i vendosur i integrimit të Shqipërisë në BE, me të cilin ndër të tjera dakordësuam zbatimin e marrëveshjes së heqjes së tatimit të dyfishtë pas daljes së Shqipërisë nga lista gri dhe folëm për rritjen e mëtejshme të numrit të turistëve luksemburgezë në Shqipëri”, – shkruan Rama.

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo