Gazetarja dhe aktivistja Zhaklin Lekatari hedh dyshime se me ndryshimet në Kodin Penal në lidhje me martesën, ku parashikohet masa me burg, mund të shkohet drejt cënimit të të drejtave të njeriut.
“Pse duhet të ketë sanksione penale kur këto dispozita, kur ato parashikohen në Kodin e Familjes? Pse na duhen ndryshime me pasoja penale? Duhet të modernizojmë Kodin e Familjes. Ne nuk jemi kundër familjes. S’jemi duke promovuar bigaminë dhe poligaminë. Por dyshojmë se shkohet drejt shkeljes së të drejtave të njeriut.”, tha Lekatari.
Sipas projektligjit të hedhur për diskutim thuhet: Mbajtja e dy ose më shumë martesash në të njëjtën kohë, apo bashkëjetesa me një apo më shumë partnerë/e në të njëjtën kohë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Nëse bigamia vazhdon pas dënimit të parë, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet.
Sipas Kodit të Familjes, bashkëjetesë quhet kur dy individë kanë një lidhje emocionale dhe jetojnë në çift, e karakterizuar nga një jetë e përbashkët, që paraqet një karakter stabiliteti dhe vazhdueshmërie.
bal