Lajme

Sherr në një lokal në Vlorë, 61-vjeçari plagoset me thikë

Një 61-vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në një lokal në lagjen “10 Korriku”, kur dy persona janë konfliktuar për motive të dobëta.  Në debat e sipër njëri prej tyre nxori thikën, e për pasojë u plagos 61-vjeçari.

“Pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në ambientet e një lokali, shtetasi G. Sh., 43 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin P. Z., 61 vjeç”, njofton policia.

Autori i plagosjes është arrestuar. Bëhet fjalë për shtetasin G. Sh, 43 vjeç. Ndërkohë i dëmtuari, shtetasi P. Z., ndodhet në spitalin e Vlorës, në kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu në kuadër të hetimit lidhur me zbardhjen e plotë të ngjarjes, është shoqëruar në ambientet e komisariarit dhe pronari i lokalit, ku ka ndodhur ngjarja, shtetasi B. D.

Njoftimi i Policisë

Plagosi me mjet prerës (thikë) 61-vjeçarin, falë reagimit në kohë të Policisë, identifikohet dhe shoqërohet në Komisariatin e Vlorës, autori i dyshuar i plagosjes.

Sot, rreth orës 21:00, në lagjen “10 Korriku”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në ambientet e një lokali, shtetasi G. Sh., 43 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin P. Z., 61 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin G. Sh, dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Vlorës, për veprime të mëtejshme hetimore.

Ndërkohë i dëmtuari, shtetasi P. Z., ndodhet në spitalin e Vlorës, në kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu në kuadër të hetimit lidhur me zbardhjen e plotë të ngjarjes, është shoqëruar në ambientet e komisariarit dhe pronari i lokalit, ku ka ndodhur ngjarja, shtetasi B. D.

Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo