Aktorja e njohur Ema Andrea është shprehur në një intervistë të dhënë së fundmi se nuk shkon nëpër programet e personazheve të famshëm, nëse ato nuk kanë parë asnjë shfaqje të sajën.
“Më ftoi një nga ata dhe unë i thashë nuk vij nëse nuk ke parë të paktën një nga shfaqjet e mia dhe të betohem këtë e bëj me të gjithë sepse besoj se është raport i ndërsjelltë respekti.
Jam pishman madje që dikur kam shkuar tek ata shumë të famshëm se edhe pse thonë “Aktorja e madhe Ema Andrea”, s’kanë parë asnjë shfaqje timen.
Dhe deklaroj nëse ata që më ftojnë në media, gazetarët nuk njohin asnjë vepër timen, se mund të qëllojë që s’e sheh një shfaqje, unë nuk kam nevojë për famë, unë kam nevojë për dialog njohje, mirënjohje, respekt të ndërsjelltë. Kështu që nuk kam ndërmend të shkoj në asnjë emision që drejtohet nga një prezantues që s’ka asnjë ide të veprave të mia”, u shpreh ajo në RTSH.
Ema ka folur edhe për raportin me të bijën për të cilën tha se i është shumë në borxh.