Lajme

Tentoi të vriste ish-deputetin socialist Armando Prenga, lihet në burg autori

Gjykata e Lezhës ka vendosur masën ‘arrest me burg’ pa afat për 30-vjeçarin, Fatbardh Ismaili, i cili tentoi të vriste ish-deputetin e Partisë Socialiste, Armando Prenga.

Ngjarja ka ndodhur gjatë zgjedhjeve lokale të 14 majit. Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, gjyqtarja Eglantina Biba pranoi kërkesën e prokurorit Françesk Ganaj dhe caktoi masën e sigurisë “Arrest në Burg”, pa afat për 30-vjeçarin Fatbardh Ismaili, ndaj të cilit janë ngritur akuzat “Vrasje me dashje’ mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municioneve”.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo