Shqipe Hysenaj, ish-finalistja e “Big Brother VIP Kosova”, ka qenë së fundmi e ftuar në një intervistë ku foli për rrugëtimin e saj në reality show.
Ajo e ka nisur intervistën me kritika për veten, duke treguar se në BBV duhet të ishte shumë më e egër dhe më shumë lojtare.
Ndërsa, teksa u ndal te fituesi i reality show-t, Shqipja tha se ka fituar më shumë se Lumbardhi.
“Kam fituar më shumë se Lumbardhi, një dashuri të paparë nga njerëzit, mua çmimi nuk më shërben sa më shërben dashuria e atyre personave”, tha Shqipja.
lokimagazine