Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur që të heqë si kriter notën mestare për ata juristë që duan të aplikojnë për vendet vakante për ndihmës ligjorë.
KLGJ ka hequr notën mesatare 7-të për lëndët kryesore për juristët, teksa ka 15 vende vakante për ndihmës ligjorë.
Ditën e djeshme Këshilli i Lartë Gjyqësor shqyrtoi projektvendimin “Për një ndryshim në vendimin nr. 31, datë 31.01.2024 ‘Për numrin e kandidatëve që do të pranohen në programin e formimit fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës për vitin akademik 2024-2025′ të Këshillit të Lartë Gjyqësor”.
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka 15 vende vakante për ndihmës ligjorë (ose “nëpunës”), personel mbështetës për gjyqtarët.
Kujtojmë që më herët ndryshimi në mesatare bëri edhe Shkolla e Magjistratës, ku njoftoi se nga data 1 Shkurt s’do të jetë më kriter mesatarja e aplikantëve.
Shkolla e Magjistraturës informoi se Këshilli Drejtues i Shkollës vendosi të heqë kërkesën për notë mesatare mbi 8 (tetë) të lëndëve kryesore.
Për të gjithë personat të cilët dëshirojnë të bëhen pjesë e konkursit të pranimit për Magjistraturë nuk do iu duhet më të kenë mesatare mbi 8 (tetë) të përgjithshme dhe se pjesë e provimit mund të bëhen persona edhe me mesatare 5 (pesë) e sipër.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo