Bota

Studentët në Athinë protestojnë kundër krijimit të universiteteve private

Më shumë se 15,000 studentë u mblodhën në qendër të Athinës të enjten për të kundërshtuar planet e qeverisë së Greqisë për të lejuar krijimin e universiteteve private në vend duke filluar nga viti i ardhshëm.

Demonstruesit brohoritën “duart larg arsimit” ndërsa u mblodhën jashtë ndërtesës kryesore të Universitetit të Athinës. Një pankartë gjigante proteste shkruante “Fitimet e tyre ose edukimi ynë”.

Qeveria dëshiron të lejojë universitetet jashtë shtetit të krijojnë degë në Greqi. universitetet do të kenë tarifa, por do funksiononin nën një strukturë jofitimprurëse.

Studentët argumentojnë se kjo do të minonte universitetet publike, shumë prej të cilave tashmë kanë vështirësi financimi, dhe do të kërcënonte arsimin e lartë falas për studentët në të ardhmen.

Grupet e protestës së studentëve kanë organizuar demonstrata të shumta në qytete anembanë Greqisë dhe kanë pushtuar dhjetëra godina të fakulteteve universitare, duke detyruar që orët dhe provimet të mbahen online.

Parlamenti pritet të votojë projektligjin për arsimin në fund të muajit.



/tiranapost