Lajme

Endriku sqarohet me Sarën: Jam i lumtur për ty dhe Bardhin, uroj të jetë e vërtetë

Endriku dhe Sara folën sot për të kaluarën e tyre, pasi dyshja vite më parë kanë patur një histori dashurie bashkë.

Endriku i sqaroi Sarës e çdo gjë ka mbetur në të kaluarën dhe se nuk do e përdorë lidhjen që kanë patur për lojë, pasi ai vetë është i martuar me një person tjetër, ndërsa Sara ka nisur një romancë me Bardhin brenda shtëpisë së Big Brother Vip 3.

Endriku tha ndër të tjera se është i lumtur për romancën që Sara po krijon në shtëpi me Bardhin. Duke uruar që historia e tyre të jetë e vërtetë, Endriku këshilloi Sarën që të shijojë në maksimum dashurinë me Bardhin.

Pjesë nga biseda:

Endrik: Unë nuk kam ardhur me synimin për tu zënë me ty me atë që ka ndodhur mes nesh. Kjo është diçka që ka ndodhur më përpara, të respektoj ty për njeriun që je. Unë e respektoj dhe të shkuarën time. Jam shumë lumtur për ju të dy..jam pro dashurisë..uroj të jetë e vërtetë për ju dhe ta shijoni në maksimum.

Sara: Unë kam qenë e vogël kur jemi ndarë dhe ti i papjekur. Por kam ndryshuar shumë dhe nuk jam njeri që mbaj inate. Kështu që mos rri në siklet.

Endriku: Unë e di shumë mirë që ne të dy kemi familje. Mendoj partnerin tënd, mendoj edhe partneren time.

Lexo edhe: Endrik Beba në një shtëpi me ish-të dashurën, reagon partnerja e këngëtarit

© Video Credits: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo