Lajme

Përkeqësohet moti në Shqipëri, ndalohet për 4 ditë lundrimi për anijet e peshkimit

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka publikuar një njoftim të rëndësishëm për të gjitha mjetet e vogla lundruese si edhe për anijet e peshkimit.

Për shkak të përkeqësimit të motit përgjatë bregdetit Shqiptar në ditët në vijim datat 9, 10, 11 dhe 12 shkurt, Drejtoria Detare bën me dije se duke filluar nga nesër ora 14:00 e deri më 12 shkurt do të ndalohet lundrimi përgjatë bregdetit shqiptar për mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit.

Ndërkaq anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete momentalisht do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse.

Sakaq Drejtoria e Përgjithshme Detare thekson se nëse do të ketë ndryshim oraresh apo ndërprerje të lundrimit për anijet e transportit ndërkombëtar, do të ketë një njoftim të dytë.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 12.02.2024.

Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësura gjatë datave 09-10-11-12.02.2024 !

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit Shqiptar gjatë datave 09-10-11-12.02.2024 duke filluar nga ora 14:00 datë 09.02.2024 në drejtimin Jug-Jug-Lindje, Jug-Jug-Perëndim në forcën deri 8-9 deri 10bft me shpejtësi ere deri 35-45m/s dhe lartësi dallge nga 3.50 deri 4.50 metra.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

TË NDALOHET DHËNIA E LEJE – NISJES GJATË DATAVE 09-10-11-12.02.2024 DUKE FILLUAR NGA ORA 14:00 DATË 09.02.2024 PËR TË GJITHA MJETET E VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË PËRGJATË BREGDETIT SHQIPTAR DHE TË JENË NJOFTUAR PËR MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete momentalisht do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse,nese do te kete ndryshime oraresh apo nderprerje te lundrimit do te njoftojme .

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 12.02.2024.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo