Drejtori i Përgjithshëm i Rai, Roberto Sergio kerkoi marrjen e masave te menjëhershme disiplinore ndaj një gazetari të TV publik, i cili dyshohet se ka publikuar një postim tallës në Twitter kundërBigMamas e cila konkuroi në Sanremo 2024. Këngëtarja 23-vjeçare me origjinë një fshat në provincën e Avellino, e cila emrin real e ka Marianna Mammone, eshtë aktualisht artistja më e diskutuar e festivalit. Kënga e saj “La rabbia non ti basta” , konsiderohet si një dedikim ndaj vetes.
BigMama aty ka folur për dhimbjet që ka ndjerë në 23 vite të jetës së saj. Duke nisur nga bullizimi prej pamjes dhe peshës e deri tek abuzimi seksual, këngëtarja pranon se muzika e ka ndihmuar të shërojë shumë nga këto plagë.
Ndërkohë, po shkakton diskutime edhe krahasimi i “Striscia la notizia” që vendosi BigMama përkrah Ursulës, shtrigës së Sirenës së Vogël. Marianna e cila ka kaluar edhe tumor kur ishte 20 vjeç e pas 12 ciklesh kimio, arriti ta mposhte semundjen, në një intervistë për La Stampa reagoi ndaj ketyre komenteve ndaj saj : “Meme për Ursulën nga Sirena e Vogël? Më dhemb, por ajo është po aq ikonë sa unë. Ju nuk jeni.”
bal