Po vazhdon të mbahet mbledhja e sigurimit në OKB ku po diskutohet për Kosovën.
Përfaqësuesi i Federatës Ruse ,Dmitry Polyanskiy, i ka dal në mbrojtje Serbisë duke thënë se ndalimi i dinarit serb është hap kriminal.
“Popullata serbe po ballafaqohet me kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj ekzistencës se tyre. Vendimi për ndalimin e dinarit serb është hap kriminal dhe mashtrues e vështirëson jetën e qytetarëve atje. Ekziston rreziku që të paraqitet një pikë tjetër e nxehtë në Ballkan. Në Kosovë ka grupe të armatosura kosovare, ekzistenca e tyre është shkelje e rezolutës”, tha ai.
Kryeministri Kurti aty tha se rregullorja e BQK-së synon të mbroj qytetarët dhe jo t’i dëmtoj.
“Rregullorja e BQK-së nuk përpiqet që të dëmtoj asnjë grup por të mbroj gjithë qytetarët nga krimi i organizuar spastrimi parave. Grupet kriminale marrin para nga kufiri në Serbi. Qytetarët në veri kërcënohen nga grupet kriminale, ata që nuk i binden i djegën veturat dhe i kërcënohen familjarët. Kjo duhet ndaluar, Beogradi nuk duhet të lejohet që financojë kriminelët e vet dhe terroristët. Beogradi ka thirrë alarmin dhe ankohen për këtë. Ky takim dhe propaganda janë vetëm një fushatë nga regjimi autoritar. Banka dhe rregulloret e saj janë po aq esenciale për atë luftë”, theksoi kryeministri.
Në këtë seancë po merr pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
ks