ShowBizzz

“Se di çfarë do bëja pa ty…”- Romeo dhe Heidi bisedojnë pas dasmës: Sa bukur do ishe dukur ti!

Romeo dhe Heidi si gjithmonë të distancuar nga pjesa tjetër e banorëve kanë zhvilluar një bisedë pas dasmës tradicionale të organizuar nga “Big Brother” ku çifti që i thanë “Po” njëri-tjetrit ishin Meritoni dhe Ilnisa.

Të ndarë në krevatet e tyre Romeo teksa i hidhte shikime të ëmbla Heidit i tregon se gjatë kohës kur Meritoni dhe Ilnisa po martoheshin ai kishte menduar se sa bukur do të dukeshin ata të dy në altar.

Më tej aktori nuk nguron ti tregojë Heidit se sa e rëndësishme është ajo për të në shtëpi.

Heidi: Çfarë po mendon?

Romeo: Po mendoja se sa bukur do të ishte dukur ti atje lart (në altarë)

Romeo: Po ti çfarë po mendon?

Heidi: Nuk ta them…

Romeo: Dua të të përqafoj

Heidi: Hajde më përqafo

Romeo: Se di çfarë do bëja pa ty dhe pa Lisin në këtë shtëpi.

Heidi: Skandal! Edhe unë po e mendoja kur ti ishe në gjumë… dhe çdo gjë më dukej bosh.

Romeo: Mua më pëlqen kjo gjëja, që të duket bosh pa mua të betohem do të isha çmendur pa ty dhe Lisin të betohem ndonjëherë të kërkoj me sy.

Romeo: Po rrija jashtë tek veranda dhe më kapi një fytyrë e qeshur një fytyrë idiote dhe po mendoja se sa bukur do të dukeshe ti atje lart.

Romeo: I thosha Lisit që ne të dy do ishim perlë aty.