ShowBizzz

“E ka një dërrasë mangut”, Jimmy Kimmel e fton në emision, Dua Lipa shkakton të qeshura me shprehjet në shqip

Dua Lipa mbushi me të qeshura studion e “Jimmy Kimmel Live” me disa nga shprehjet e saj të preferuara në shqip.

Teksa ndau disa detaje për albumin e ri që pritet me padurim nga fansat e saj, ajo prezantoi një lojë ku synonte të shqiptojë disa fjali të besëtytnive të shkruara në shqip, të cilat ishin zgjedhur për kompleksitetin e tyre fonetik dhe kuptimin e tyre të veçantë.

Fjalitë si “I ka bërë rrush e kumbulla”, “Sa për sy e faqe”, “E ka një dërrasë mangu”, dhe “Hip se të vrava, zbrit se të vrava” u lexuan nga Jimmy me një shqiptim që shkaktonte të qeshura pas çdo përpjekjeje.



ks