“Bonjur, Madame” ishte një bashkëpunim që u prit me shumë entuziazëm nga ndjekësit dy vite më parë.
Mirëpo, raportet mes Mozzik dhe Noizy u prishën pak muaj pas bashkëpunimit të tyre të para dhe këtë Noizy ia faturoi Mozzik për të cilin deklaroi se nuk ka qenë korrekt.
Fillimisht u përfol se shkak i prishjes së miqësisë ishte bërë ish-partnerja e Mozzik, Loredana, e cila bashkëpunoi më pas me Noizyn.
Mirëpo, Noizy tha se e gjitha ka lidhje vetëm me çështje biznesi dhe moskorrektësi nga ana e Mozzik. Ai po ashtu përjashtoi kategorikisht që Loredana të ishte shkak i kësaj apo të ishte e gjitha marketing.
“Heqja e këngës nuk ishte strategji marketingu. Nuk e di kush e ka bërë e ça ka bërë, por ndoshta ka të bëjë me marrëveshjet që nuk janë respektuar. Korrektësia, nga ana ime nuk ka patur asnjë lloj çalimi, kam qenë korrekt deri në fund dhe në momentin kur ti prish marrëveshjen, ndodhin këto pakënaqësitë. Loredana nuk ka të bëjë fare, është thjesht çështje biznesi ku pala tjetër nuk i ka qëndruar korrekte”, tha Noizy.
Noizy tregoi se ishte ftuar në bashkëpunim nga Mozzik dhe nuk kishte dashur të paguhej. Në këmbim menaxherët e tij kanë kërkuar një bashkëpunim nga Mozzik, por ky i fundit nuk ka qenë korrekt me oraret.
Ajo që kemi vënë re së fundmi është se kënga e tyre është rikthyer në YouTube. Kjo na ka bërë të mendojmë se ndoshta ata kanë rregulluar marrëdhënien e tyre. Ose ndoshta kanë rënë dakord vetëm për ta rikthyer projektin.
Rëndësi ka që ne mund ta shijojmë sërish këtë këngë.
lokimagazine