Romanca mes Miley Cyrus dhe të dashurit të saj, Maxx Morando duket se po shkon më së miri. Këngëtarja e “Floëer” dhe bateristi i Liily thuhet se po bashkëjetojnë së bashku dhe janë shumë të lumtur.
“Të gjithë e duan Maxx. Ai është një djalë i mrekullueshëm. Ajo është shumë e lumtur me të. Ai është privat dhe nuk i pëlqen të jetë në media”, tha një burim People Wednesday.
Burimi më tej zbuloi se artistja ka ndryshuar shumë në dy vitet e fundit që nga takimi me muzikantin. Romanca e Cyrus dhe Morando nisi në vitin 2021. “Ishte e papritur për mua dhe jo në të vërtetë për të”, u shpreh Miley rreth një viti më parë për “British Vogue”.
Miley Cyrus dhe të dashurit të saj, Maxx Morando, së fundmi u panë në Grammy në shoqërinë e njëri-tjetrit.
bal