Dua Lipa ka qenë mbrëmë e ftuar në emisionin “Jimmy Kimmel Live”. Një rrjet u be virale videoja qe tregon nje moment shumë interesant mes këngëtares shqiptare dhe Kimmel, i cili ka folur shqip. Gjatë emisionit, moderatori i njohur ka zgjedhur disa shprehje në gjuhën shqipe, të cilat i ka shqiptuar , dhe më pas Dua Lipa i ka përkthyer në anglisht dhe ka bërë një shpjegim për gjithësecilën prej tyre.
Shprehjet që ai i lexoi janë:
“I ka ba rush e kumlla”
“E kish një dërrasë mangut”
“Sa për sy e faqe”
“Hyp se t’vrava, zdryp se t’vrava”
Padyshim që ylli i popit e kaloi me sukses këtë sfidë, duke treguar se është një njohëse shumë e mirë e gjuhës shqipe, ndonëse ka emigruar nga Kosova që kur ishte e vogël. Shprehjet si “i ka bërë rrush e kumbulla”, “hyp se të vrava, zdryp se të vrava”, “ka një dërrasë mangut’, dhe menyra si i shqiptoi, e ka befasuar, sigurisht per mire bukuroshen shqiptare.
bal