Festivali i Sanremos për 2024 i drejtuar nga Amedeo Sebastiani (Amadeus) ka arritur rekord audience duke kaluar rekordet e 28 viteve të kaluara.
Sanremo 2024 është festivali më i suksesshëm që prej Sanremo 1995.
Festivali i Sanremos natën e parë, e martë 6 shkurt nga ora 21:25 deri në 1:59 të mëngjesit ka regjistruar mbi 10,561,000 shikues e përllogaritur me 65,1%. Vitin e kaluar në këtë hark kohor Sanrema ka regjistruar 62,5% të audiencës.
Edhe natën e tretë Në harkun kohor 21:19 deri në 1:38 Sanremo 2024 u ndoq nga 10,001,000 shikues me një përqindje prej 60,1%. Nëse i krahasojmë me vitin e kaluar nata e tretë e Sanremo arriti një audiencë rreth ishte 9,240,000 shikues (57.6%).
Gjatë prime time, piku i audiencës u regjistrua në orën 22:09 me 16 milionë e 786 mijë shikime, moment kur Daniela Di Maggio, nëna e Giovanbattista Cutolo, doli në skenë. Gjithashtu piku i audiencës u arrit në orën 00:15 me 70.1%.
Rezultati më i lartë u kap në Sanremon e 28 viteve më parë kur Festivali i Sanremos i organizuar nga Pippo Baudo me Anna Falchi dhe Claudia Koll, ku mori 65,15% të audiencës.
Vitin e kaluar, në 2023 mbrëmja e parë e Sanremo kishte marrë mesatarisht 10 milionë shikues me një përqindje prej 62,4.
Një lajm që ka qarkulluar në mediat Italiane dhe ka ngjallur interes ishte dhe pjesëmarrja e John Travolta në skenën e Sanremo 2024, ku me ftesë të Amadeus thuhet se Rai ka transferuar një arkë prej 200 mijë eurosh në llogarinë e John Travolta-s.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo