ShowBizzz

Upss! Sara s’ka aspak mendim të mirë për Ledionin, ja çfarë thoshte para hyrjes në BBV

Sara Gjordeni është një prej konkurrenteve e cila po merr shumë vëmendje dhe po shkakton polemika brenda shtëipsë së Big Brother Vip.

Ditët e fundit ajo po komentohet jo pak për romancën e saj me Bardhin, por edhe reagimet e saj pas hyrjes së ish të dashurit në garë.

E si çdo personazh, edhe Sara nuk u ka shpëtuar gërmimeve të rrjetit për të mësuar më shumë nga deklaratat, romancat apo veprimtaritë e saj nga e shkuara.

Së fundmi në internet po qarkullon një video e saj e cila e ftuar në një emision radiofonik është pyetur se cili moderator i duket më i dobëti. Në atë kohë, Sara mendonte se Ledion Liço nuk është i aftë të prezantojë formatin e njohur të ‘Big Brother’.

“Nuk më ka pëlqyer fare Ledion Liço kur ka prezantuar ‘Big Brother’. E tmerrshme! Ledion mos më sulmo të lutem të kam shumë xhan”, ka thënë ajo.



lokimagazine