Pas deklaratës së Prokurorit Robert Hur, dhe pretendimeve nga DASH se Presidenti i SHBA, Biden ka probleme me kujtesën, Shtëpia e Bardhë i ka dalë në mbrojtje.
Në raportin e Prokurorit të Posaçëm, Robert Hur e vlerëson atë si një “të moshuar me kujtesë të dobët”.
Një pjesë e demokratëve janë rreshtuar në krah të presidentit, ndërsa republikanët po shfrytëzojnë situatën dhe po e quajnë atë si të vjetër në moshë dhe të papërshtatshëm për të qeverisur.
Prokurori Robert Hur, që udhëhoqi hetimin ndaj Biden, është një i emëruar nga Donald Trump. Por Shtëpia e Bardhë pavarësisht insistimit të gazetarëve nëse ky raport është nxitur politikisht, nuk e ka thënë një gjë të tillë, ndërsa ka theksuar se presidenti gëzon shëndet të plotë dhe se përshkrimet ndaj tij nuk janë të sakta dhe të përshtatshme.
“Të sugjerosh se ai nuk mund të mbante mend se kur i vdiq djali është vërtet jashtë kufijve”, tha zëdhënësi i Zyrës së Këshillit të Shtëpisë së Bardhë, Ian Sams gjatë një konferencë për shtyp.
Ai shtoi më tej se presidenti nuk ka probleme dhe se bashkëpunon plotësisht për të gjitha çështjet, ndërsa theksoi se dhe publiku është i vetëdijshëm për këtë gjë.
Lidhur me këtë rast edhe vet Presidenti Biden u shfaq shumë i zëmëruar ndaj raportit të Prokurorit të Posaçëm, Robert Hur, i cili po hetonte mbajtjen e paautorizuar të dokumenteve sekrete nga zoti Biden pasi u largua nga posti i nënpresidentit më 2017.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka shprehur shqetësim në lidhje me kujtesën e Biden dhe frikën se ai do nxjerrë sekretet shtetërore.
Në raportin hetimor, Biden bëhet përgjegjës se mori në mënyrë të jashtëligjshme dokumente me informacione sekrete në lidhje me ushtrinë dhe diplomacinë amerikane, kur la postin e zv/presidentit gjatë administratës Obama.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo