Edhe fermerët polakë i janë bashkuar grevave të fermerëve në vendet Europiane.
Mijëra fermerë polakë bllokuan pikat kufitare me Ukrainën ndërsa protestat e tyre kanë shkaktuar trazira në 250 vende në mbarë vendin.
Edhe fermerët polakë po shprehin zemërimin lidhur me masat e BE për ndryshimet klimatike dhe futjen e produkteve bujqësore ukrainase në vend. Mediat polake tregojnë radhë të gjata traktorësh në disa pika kufitare me Ukrainën dhe në autostrada përreth qyteteve në të gjithë vendin ndërsa policia në Vashave njoftoi për bllokim të trafikut të automjeteve në pjesën më të madhe të vendit kryesisht në kufirin me Ukrainën.
Në Poznan, rreth 300 kilometra në perëndim të Varshavës, fermerët parkuan rreth 1000 traktorë përpara zyrave të qeverisë rajonale. Sindikata e fermerëve të Polonisë njoftoi të premten fillimin e një greve të përgjithshme njëmujore.
Fermerët polakë iu bashkuan një serie më të gjerë protestash të fermerëve në vende të ndryshme të Evropës gjatë javëve të fundit, përfshirë Gjermaninë, Francën, Rumaninë, Greqinë, Lituaninë, Belgjikën dhe Letoninë..
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo