Prej kohësh po thuhet se Mikela do të jetë gazetarja që do të zëvendësojë Ledjona Xheladinaj, tashmë banore e BBV, në emisionin “Piranjat”.
Kohë më parë, ka qenë faqja zyrtare e vet emisionit që ka njoftuar publikisht se Ledjona është pushuar nga puna, pasi zgjodhi të bëhet pjesë e BBV.
Duket se tashmë vendin e saj do e ketë Mikela Pupa. Në një “Ask Me” së fundmi me ndjekësit e saj në Instagram, Mikela zbuloi se shumë shpejt do të rikthehet në TV, këtë herë shumë ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim.
Në foton e postuar, gazetarja mban veshur kostumin zyrtar të “Piranjave”, duke konfirmuar kështu pozicionin e saj të ri.
lokimagazine