Vesa, Rike dhe disa të tjerë sulmuan Rozën për mbrojtjen që i bëri në gjyq Ilnisës.
Vajzat e pyetën banoren se përse e cilësoi Ilnisën luaneshën e shtëpisë, ndërsa Roza u shpreh se ‘detyra’ e saj në gjyq ishte ta mbronte.
Roza: Duhet ta mbroja
Vesa: Jo, mos e justifiko kështu
Rike: Çfarë komunikimesh ka të forta o Roza se ngeli duke ofenduar
Erjola: Ishte një fjalim shumë thelbësor ta thuash për dikë që ndërron vendin… duhet të jesh i bindur për kë flet kur i thua ato fjalë
Rike: Të jesh luaneshë, nuk ofendon njeri
Roza: Unë kisha për të mbrojtur Ilnisën dhe fola me argumente
Gazi: Mos thuaj që ka bërë lideren e mirë
Roza: Nuk thashë lider të mirë, por u pozicionova aty sepse për mua nuk ka problem fare ta mbroj
Gazi: Ti ke argumente të forta. Mirë bëre, po mos të ishe as ti aty, ajo do ngelte keq
Roza: Po pikërisht pra.