Si sot, 104 vjet më parë Tirana u shpall kryeqyteti provizor i shtetit Shqiptar (në vitin 1925 u shpall perfundimisht kryeqytet).
Me rastin e kësaj dite të shënuar në kryeqytet do të zhvillohen disa aktivitete që do të zgjasin përgjatë gjithë ditës së sotme në rrugën “Myslym Shyri”.
Aktivitete do të nisin nga ora 10:00 deri në orën 22:00. Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash duke kufizuar pjesërisht lëvizjen e automjeteve në segmentin e rrugës “Myslym Shyri”.
Plani i lëvizjes së automjeteve:
1. Kufizimin e qarkullimit të automjeteve, në kuadër të organizimit të aktiviteteve me rastin e 104 vjetorit të Tiranës, në segmentin e rrugës “Myslym Shyri”, nga kryqëzimi i rrugës “Sami Frashëri” me rrugën “Myslym Shyri”, deri në kryqëzimin e rrugës “Reshit Çollaku” me rrugën “Myslym Shyri”, nga data 09.02.2024 ora 21:00, deri në datën 11.02 2024 ora 03:00.
2. Qarkullimi i automjeteve, do të devijojë në rrugët “Vangjush Furxhi”, “Islam Alla”, “Hajdar Hidi”, “Shyqyri Bërxolli”.
3. Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjitha segmentet rrugore të mësipërme.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo