Fituesi i “Big Brother VIP 1”, Ilir Shaqiri thotë se deri tani vetëm dy konkurrentë të BBV sheh si finalistët e këtij sezoni.
Balerini u shpreh që ky sezon është shumë i veçantë pasi ka shumë protagonistë kryesorë, por sipas tij Julian Deda dhe Romeo Veshaj janë dy më kryesorët të cilët në finale “do të përplasen kokë më kokë.”
“Është një edicion shumë i veçantë sepse vatrat e zjarrit dhe personazhet që i krijojnë janë disa. Nuk është një duo i situatës ose një person ku të gjithë rrotullohen rreth tij. Është më i përqendruar si vëmendje. Kam thënë për ata që njoh nuk i njoh të gjithë, dhe kam parashikuar që kur doli lista e parë, unë shihja dy finalistë, por kjo ishte vetëm njohje e mëparshme, jo për atë që po bëjnë në moment. Për momentin, kjo shtëpi ka disa protagoniste. Por një duo shumë e fortë që unë mendoj se do të përplasen më vonë, është Romeo dhe Juli.
Mendoj se janë dy njerëz shumë protagonistë në jetën e tyre dhe do të vijë momenti që të përplasen shumë fort dhe mendoj se në finale mund të jenë ata të dy. Pa përjashtuar surprizat, sepse vajzat po luftojnë shumë fuqishëm dhe deri tani janë protagonistet absolute të jetës në BBVA. Publiku nuk duhet të fokusohet te debatet që ndodhin aty, por te vlera që shtëpia jep dhe se sa i duhur është mesazhi që transmetohet. Sepse të kesh konflikte është shumë e thjeshtë; të jesh i keq, bëhesh për një ditë. Të jesh i mirë, duhet një jetë…”, u shpreh balerini për “Telegrafin”.
lokimagazine