ShowBizzz

“Dua një mashkull të fuqishëm”/ Habit Meri Shehu në BBV, zbulon kriteret që duhet të plotësojë partneri i saj

Astrologia Meri Shehu ka treguar kriteret e partnerit që dëshiron të ketë në krah, teksa u shpreh se kërkon një mashkull të fuqishëm.

Pjesë nga biseda:

Fationi: Meri po të kishte shumë lekë do të ishte nga ato “sugar mami”, do ti kishte blerë ndonjë lambo ndonjërit

Rike: Ka lekë more Meri

Meri: Unë të jap lekë! Qyqja, i kam baruar ato fantazi unë, kështu që pres gjëra….

Rike: Po nëse o Mer dashurohesh me një person që s’ka lekë fare dhe kërkon ndihmën tënde

Meri: Se besoj që në këtë moshë të dashurohem që nuk ka lekë fare, sepse s’ka hajër ai muhabet. Mbaroi dëgjo Merin ti

(Banorët shpërthejnë në të qeshura)

Rike: Po ja bjen brenda me një që s’ka fare

Meri: E heq fare, po pse çfarë do bëj unë do bëj bamirësin e njerëzve që s’kanë lekë. Jo moj motër nuk është i zoti, kur të bëhet i zoti le të vijë

Rike: Dashurohesh vetëm me njerëz që kanë lekë?

Meri: Jo vetëm që kanë lekë, duhet të ketë një pozitë. Unë dua një mashkull të fuqishëm tani, pse çfarë do të bëj unë, ta mësoj se si të bëjë lekë?

Rike: Po ja të vjen njëri super king, po yll dhe të jetë sytë e bukur por ëshgtë fukara

Meri: Po mir moj për një natë e marr unë. Vetëm nëpër filma ndodhin kjo

Rike: Unë mendoj që ti po mund të dashurohesh edhe me një të varfër

Meri: Se besoj, i kam kaluar këto gjëra. Unë dua një shok në jetë, të ketë arritur diçka në jetë. Të kem çfarë të bëj, çfarë të komunikoj. S’ka rëndësi që të jetë i bukur, por të jetë një njeri që të më balancojë