“Nuk të dua dot më pak”, me kete mesazh dhe nje foto tejet te embel, Klajdi Haruni i prezantoi publikut për herë të parë vajzen e tij, tashmë 4-muajshe.
Vogëlushja Hea është fëmija i parë i kengetarit dhe partnerës së tij, Orgesa. Ata u bënë prindër në tetor të vitit të kaluar, ndersa lajmin e bukur e dhane pak ditë pasi bebushja kishte ardhur ne jete.
Partnerja e këngëtarit romantik Klajdi Haruni është krijuesja dhe drejtuesja e markës së veshjeve sportive “COHL’S”. “Jemi shumë të lumtur. Ndihemi të bekuar që në jetën tonë do të vijë një vajzë. Ende nuk kemi nisur me detajet, po i shijojmë të gjitha hap pas hapi. Tani rëndësi ka shëndeti i dy vajzave dhe të shijojmë këtë periudhë kaq të bukur”, qene shprehur ata perpara lindjes se vogelushes.
bal