Mbrëmjen e sotme gjatë “prime-t”, Gazi ka “shpërthyer” ndaj Ori Nebijajt, shkak opinionet e kësaj të fundit të cilat janë konsideruar të njëanshme nga Gazi.
Ori ka shprehur shpesh mbështetjen për Ilnisën si edhe e ka konsideruar një shembull për banorët e tjerë se si duhet të luhet loja në BBV.
Kaq ka mjaftuar që Gazi ti drejtohet Orit duke thënë: “Ti Ori je opinionistja më e njëanshme që kam dëgjuar ndonjëherë. Vazhdo me Ilnisën pa pushim”.
Nga ana tjetër Ori iu përgjigj akuzës së Gazit me ftohtësi dhe se reagimi i ashpër i tij vjen pasi e kanë kapur “ethet” e nominimit.
lokimagazine