ShowBizzz

“Ka lënë veten e tij pas dore për mua”/ Meritoni në lot, surprizohet nga vëllai! Ai refuzon të takojë banorët, përfshirë Ilnisën

Meritoni është surprizuar nga vëllai i tij Rinori mbrëmjen e sotme në Big Brother VIP.

Përpara se të transmetohej klipi, ai shpërtheu në lot në dhomën e rrëfimit.

Ne jemi pesë fëmijë, katër vëllezër dhe një princeshë, motra. Rinori është vëllai im, jemi rritur bashkë. Unë kam qenë më problematik ai më i qetë. Ne jetojmë bashkë, kalojmë shumë kohë bashkë. Edhe kur kam dështuar në punë dhe kur kam djalin larg, Rinori ka qenë aty. Ndoshta e ka lënë veten pas dore duke u marrë me mua”, u shpreh ai gjatë rrëfimit.

Më pas Meritoni u zhvendos në living, ku dhe erdhi i vëllai. Të dy shpërthyen në lot dhe u përqafuan.

Rinori i uroi suksese vëllait të tij në rrugëtimin në Big Brother VIP3, ndërkohë që nuk dëshiroi të takonte asnjë person tjetër, përfshirë këtu edhe Ilnisën.

Kjo gjë u komentua edhe nga opinionistët të cilët e konsiderojnë veprimin e vëllait si një mesazh për Meritonin.

Arbër Hajdari deklaroi se u la e nënkuptuar se familja nuk është dakord për marrëdhënien që meritoni ka nisur me Ilnisën.