ShowBizzz

Sara flet për ndarjen nga Endriku: E kapa me ish-in

Sara ka rrëfyer sot historinë e dashurisë me Endrikun duke qartësuar publikun dhe banorët për marrëdhënien e tyre. Sara e nisi rrëfimin duke treguar se gjërat mes tyre kanë qenë familjare dhe se ndarjen e ka përjetuar keq.

“Nuk e dija që kishte mbajtur kontakte me ishin e tij përgjatë gjithë kohës që kemi qenë bashkë. I kam gjetur në një situatë të pakëndshme. Më vonë edhe u martua me të. Ishte i pavendosur midis meje dhe saj, gjë e cila mua më ndikoi shumë. Kam qëndruar 12 ditë në krevat me 40. Nuk e ka përjetuar mirë as familja ime. Në fund Endriku bëri zgjedhjen e tij”, tregoi Sara.

Sara flet për ndarjen nga Endriku: E kapa me ish-in

Pas rrëfimit, Sara u shpreh se sot Endriku ka ndryshuar dhe nuk e sheh më si dikur, pasi kanë krijuar respekt për njëri-tjetrin.