Një nga banoret më të spikatura të edicionit të dytë të Big Brother Vip Kosova, Santiana Maloku, gjatë qëndrimit në shtëpi është bërë e njohur edhe për lidhjen e saj që po vazhdon ta mbajë të fshehtë.
Gjatë ditës së djeshme, Paparaci ka siguruar foto të Santianës.
Ajo po shijonte kafen me të dashurin e saj Lirimin, në një nga kafiteritë e qytetit të saj të lindjes, në Gjakovë.
Santiana Maloku dhe i dashuri i saj
Santiana arriti të shkojë deri në gjysmëfinalen e këtij edicioni të BBVK.
Përgjatë tre muajve, ajo bëri bujë të madhe me afrimitetin e saj me banorin tjetër, Bucin, marrëdhënia e të cilëve bëri që i dashuri i saj të hyjë në shtëpi, ku indirekt i tha që duhet të qëndrojë larg Bucit.