Mbi gjendjen e pacientëve të urgjencës të QSUT dhe situatën e zjarrit në katin e parë të godinës ka folur drejtoresha e QSUT-së, Albana Fico.
Fico në deklaratën e dhënë para gazetarëve thotë se nuk ka asnjë pacient me gjendje të rënduar shëndetësore dhe se largimi i tyre nga godina u bë për arsye sigurie. Albana Fico gjithashtu tregoi se ndërtesa ka elementë shumë të larta sigurie, gje që bën të mundur që pacientët të jenë të sigurt.
“Nuk ka pasur asnjë humbje jete dhe nuk ka pasur asnjë përkeqësim. Ka në vijim akoma një sinjal teknik alarmi, çka tregon që kjo ndërtesë ka elementë shumë të larta sigurie dhe bën të mundur që pacientët tanë të jenë të sigurt në çdo hap kur janë nën mbikëqyrjen tonë në spital.”
Fico ka sqaruar se ka qenë një defekt në një dhomë teknike që po vlerësohet dhe po monitorohet në vijëmsi.
“Ka qenë një defekt në një dhomë teknike që po vlerësohet dhe po monitorohet në vijëmsi. I gjithë grupi teknik, së bashku me mirëmbajtjen e QSUT, kanë nën kontroll çdo lloj elementi. Është një dëm i kufizuar, vetëm një dhomë teknike. Kjo nuk ka prekur asgjë tjetër. Spitali Qendror është spital që trajton rastet më të rënda. Shërbimet kanë marrë masat e tyre, përfshirë edhe reanimacionet. Ne kemi pacientë, të cilët, për siguri më të lartë, i kemi lëvizur brenda QSUT, nuk ka ndryshime të parametrave të tyre, janë në vijim të trajtimeve të tyre.”
Zjarri ra në katin e parë të urgjencës së QSUT-së rreth orës 05:30 të mëngjesit. Fillimisht u raportua për një shkendijë elektrike, por nga sqarimi i drejtoreshës së QSUT shkaku është një defekt në dhomën teknike.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo