Banori i BBVA3, Graciano pati mbrëmë natën e tij me fat, duke pasur rastin ta hap Kutinë e Pandorës.
Në Zarfin e Bardhë, banori i Big Brother VIP përfitoi një udhëtim çift.
Ndërsa në Zarfin e Zi njoftohej se do të dërgonte në nominim tre persona.
Graciano vendosi të hakmerret ndaj Romeos, duke e dërguar atë në nominim së bashku me mikun më të mirë, Elvisin (Lisi), dhe pëlqimin e tij, Heidin.
Romeo u nervozua pas këtij veprimi dhe e quajti Gracianon “burracak dhe të paftyrë”.
Kjo zgjedhje u shoqërua me komente të shumta nga banorët.
Lisi tha se e priste këtë veprim të Gracianos, ndërsa Heidi deklaroi të kundërtën.
bal