Lajme

Aksident i trefishtë në aksin nacional Memaliaj-Krahës, dyshohet për viktima

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin nacional Memaliaj-Krahës.

Mësohet se në aksidentin automobilistik pranë fshatit Qesaratë janë përfshirë tre automjete.

Dyshohet se nga përplasja e makinave një grua ka ndërruar jetë për shkak të lëndimeve të marra dhe se ka disa persona të plagosur. Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e aksidentit të rëndë. Policia dhe autoambulanca ndodhen ne vendin e ngjarjes.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo