Pas situatës së ndodhur mbrëmjen e djeshme në spektaklin e BBV, ku vëllai i Meritonit nuk pranoi të takonte Ilnisën, janë ngritur shumë dyshime nga audienca.
Sipas tyre, vëllai i dha Meritonit një mesazh të qartë se familja nuk është dakort me lidhjen e tij dhe të Ilnisës.
Sakaq në punatën e sotme të “Fan Club” ka qenë i ftuar vëllai i Ilnisës, për të folur rreth kësaj situate.
Ndër të tjera, ai u shpreh se nuk mund të japë një përgjigje të saktë, kjo sepse nuk e njeh personalisht vëllain e Meritonit për të kuptuar veprimin e tij, ama ai mendon se emocionet mund të kenë mbytur mënyrën e tij të të shprehurit.
“Pashë shumë emocione dhe ndoshta ato e kanë mbytur mënyrën e tij [Rinorit] të të shprehurit. Po të kisha hyrë unë, do e kisha takuar Meritonin”.
Nga ana tjetër, moderatorja Enxhi Nasufi, bëri me dije në fillim te programit se pak minuta më parë pjesmarrja e vëllait të Meritonit ishte e konfirmuar, ama mesa duket më pas ai ka refuzuar të përballet me vëllain e Ilnisës në studion e “Fan Club”.
lokimagazine