ShowBizzz

“Për kokë të mamit s’të afrohem më kurrë”, Sara kërkon të ndahet nga Bardhi

Pas debateve të forta që Sara me Ilnisën dhe disa banorë të tjerë pati në Prime, pas natës live ka nisur dhe sqarimin me Bardhin.

Sara ka filluar sërish t’i shprehë të gjitha pakënaqësitë e saj ndaj Bardhit si i dashur dhe si partner, duke e kritikuar pse ai në Prime i dha rëndësi Romesos, Meritonit dhe jo asaj.

N ë një moment gjatë bisedës ajo i thotë se nuk dëshiron të flasë shumë pasi biseda do dilte në Prime. Këngëtari ia ktheu duke i thënë se nuk është jetë “Prime”, por reagimi i Sarës ishte me tone të larta dhe i ashpër.

Pas debateve Sara i thotë se nuk do ta vazhdojmë më këtë marrëdhënie pasi po e nxjerr atë keq.

Bardhi nga ana e tij respektoi qëndrimin e Sarës, por i tha se mos ta akuzojë dhe se kur të dalin jashtë do ta kuptojë se ai ka pasur të drejtë.

Sara: Ti për mua heziton, të kam vënë re që heziton, përveç heziton, edhe ti më kritikon mua për gjithçka. Flet shumë bën shumë. Kështu jam mo vëlla…

Bardhi: Të kam thënë unë që nuk të dua kështu si je?

Sara: Jo nuk ma ke thënë

Bardhi: Ta kam thënë që mua më pëlqen

Sara: Nuk më ke thënë që të ndaloj, nuk më ke thënë ndonjëherë

Bardhi: Edhe kam faj unë nëse ti flet shumë dhe del keq

Sara: Para 15 minutash më the ta kam thënë unë, ta ka thënë Juli. Tani ma ke thënë apo jo?

Bardhi: Ta kam thënë gjithë kohës, edhe këtë javë të kam lënë me e pa që je gabim. Mos u ngut, mos u nxito…Unë ty nuk po të kuptoj, ti mua spo më kupton. Kur të dalim jashtë i sheh të gjitha

Sara: Çfarë do të thotë kjo?

Bardhi: Që je nxitua me mua për këto që thua tani.

Sara: Jo nuk jam nxituar, këto janë ndjesitë e mia.

Bardhi: Unë i respektoj maksimalisht

Sara: Ndjesitë e mia prej ditësh që nga muhabeti me Ilnisën deri më sot janë po të njëjta. I dashur djali ti heziton

Bardhi: Mirë, më fal

Sara: Jo nuk është për më fal, kështu je ti. Nuk dua të të ndryshoj. Po dal keq që po të flas mos hezito, nuk dua ta bëj më këtë gjë.

Bardhi: Dil te përfundimi, çfarë do. Ti heziton, nuk do ndryshosh dhe mua nuk më pëlqen kjo te ti dhe….?

Sara: Dhe mua kjo gjë po më ndikon këtu dhe nuk dua ta vazhdoj më

Bardhi: Kë?

Sara: Këtë gjë! Është shumë e thjeshtë. Nëse është e shkruar të vazhdojë jashtë

Bardhi: E the këtë?

Sara: Po, nëse është e shkruar të vazhdojë jashtë. Këtu brenda përveçse po më bën të ndihem keq…kam konflikte për ty gjithë kohës.

Bardhi: E ke seriozisht ti këtë?

Sara: Po, pse po e vë në pikëpyetje. Nuk dua ta vazhdoj, po më jep ndjesi të këqija

Bardhi: Nëse nuk po të pëlqej si person, nëse të dukem person hezitues si këtu e jashtë ta pranoj. Për gjë tjetër mos diskuto. Nëse nuk do të vazhdosh të jap dorën të respektoj

Sara: Ok

Bardhi: Mos më akuzo

Sara: Ato janë bindjet e mia

Bardhi: Bindjet e tua mendoi mirë

© Credits instagram.com/bigbrotheralb_vip/

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo


NewsBomb