Pas përfundimit të mbledhjes së Asamblesë së PS, Edi Rama ka folur për media, ku një nga pyetjet ka qenë për zgjedhjet e 2025.
Rama duket optimist edhe këtë herë për fitoren e Partisë Socialiste, teksa tha se do fitojnë mandate më shumë se asnjëherë tjetër.
“Me më shumë se asnjëherë tjetër, sesa do jenë do ua themi rrugës”, tha Rama shkurtimisht.
Sot është mbajtur Asambleja e PS, ku të pranishëm ishin rreth 400 anëtarët e asamblesë, vetë Kryeministri Rama, ministrat dhe deputetët socialistë.
Në fokus të mbledhjes me dyer të mbyllura ishin jo vetëm zgjedhjet parlamentare 2025, por edhe riorganizimin i strukturave të partisë i paralajmëruar që në dhjetor të 2023-shit nga kryesocialisti Edi Rama.
Drejtuesit e qarqeve raportuan për punën e bërë deri më tani, problematikat, por kanë marrë edhe detyrat e reja për të zgjidhur problematikat.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo