ShowBizzz

Mesazhet e koduara: Vëllai i Ilnisës flet për takimin e Meritonit me të vëllanë

Takimi i Meritonit me vëllanë ka nxitur polemika të shumta, mbi mesazhet e koduara që ai mund të ketë dashur t’i japë banorit të BBV.

Vëllai i tha se ai është i fortë në lojë “individualisht” duke nënkuptuar që nuk i duhet Ilnisa. Ndërsa, për dasmën ai tha se familja e ka parë thjesht si lojë.

I pyetur nëse do të takojë dikë tjetër ai ka thënë: “Askënd tjetër përveç Meritonit, më mjafton.”

I ftuar ditën e sotme në “Fan Club”, vëllai i Ilnisës tha se mendon se emocionet kanë “mbytur” mënyrën e të shprehurit të vëllait të Meritonit dhe se po të ishte ai do e kishte takuar Meritonin.

“Pashë shumë emocione dhe ndoshta ato e kanë mbytur mënyrën e tij [Rinorit] të të shprehurit. Po të kisha hyrë unë, do e kisha takuar Meritonin.”– tha ai.

Po ashtu, i pyetur nëse e sheh Ilnisën më të fortë vetëm apo në çift ai tha: “E shoh më të fortë individualisht, por nëse do hyja nuk do ia thoja asaj këtë”.