Lajme

Pentagoni: Sekretari amerikan i Mbrojtjes shtrohet përsëri në spital

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin është shtruar përsëri në një spital në Uashington për trajtimin e kancerit të prostatës”, tha zëdhënësi i Pentagonit. Sakaq, Shtëpia e Bardhë është informuar për rastin.

Austin, i cili u diagnostikua me kancer të prostatës dhe së fundmi iu nënshtrua një operacioni për ta trajtuar atë, u shtrua në një spital ushtarak në periferi të Uashingtonit.

“Shefi i Pentagonit aktualisht po mban detyrat e tij”, tha zëdhënësi i departamentit Pat Ryder në një deklaratë me shkrim.

Pak kohë më parë koordinatori i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby foli mbi shëndetin e sekretarit të Mbrojtjes Austin dhe koordinimin midis Shtëpisë së Bardhë dhe Pentagonit.

Kirby shpjegoi se Shtëpia e Bardhë mësoi vetëm më 5 janar se Austin ishte shtruar në spital dhe se ishte operuar më 22 dhjetor 2023 dhe se ai u dërgua në kujdesin intensiv për një infeksion më 1 janar të këtij viti. Ai tha se Biden mësoi se Austin ka kancer të prostatës shumë vonë dhe se sekretari i Mbrojtjes duhet të ishte më transparent për këtë çështje.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo