Sistemet e mbrojtjes ajrore ukrainase përgjuan dhe shkatërruan 14 nga 17 dronët e lëshuar nga Rusia gjatë natës, si dhe një raketë lundrimi Kh-59, njoftuan sot Forcat Ajrore të Ukrainës.
AP ukrainas konfirmoi gjithashtu përmes Telegramit se raketat e modifikuara u lëshuan nga një sistem me rreze të gjatë S-300 (mbrojtja ajrore), pa sqaruar se sa dhe nëse goditën ndonjë nga objektivat e tyre.
Oleh Sinekhubov, guvernatori i Kharkiv tha vonë mbrëmë se forcat ruse kishin nisur sulmet me raketa duke përdorur sistemet S-300 të instaluara në Belgorod, i cili kufizohet me Ukrainën.
Sipas tij, nuk ka pasur viktima, por në disa objekte janë thyer xhamat e fasadave.
Serhii Lysak , guvernatori rajonal në Dnipropetrovsk, gjithashtu raportoi vonë mbrëmë se qyteti i Pavlohrad ishte sulmuar nga dronët. Nuk pati viktima, por energjia elektrike u ndërpre në disa pjesë të qytetit, shtoi ai.
Të dy vendet ndërluftuese kanë shumëfishuar sulmet e tyre kundër njëri-tjetrit duke synuar veçanërisht infrastrukturat e energjisë dhe transportit, si dhe rrjetet logjistike, depot e municioneve, etj.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo