Kur jeni të etur dhe ju nevojitet hidratimi pas aktivitetit intensiv, lehtë mund t’u qaseni materieve të gabueshme
Duhet të jeni të kujdesshëm, sepse disa pije mund të sjellin më shumë dëm sesa dobi, dhe të zvogëlojnë ndikimin e stërvitjeve tuaja.
Hojlund barazoi rekordin shumëvjeçar të vendosur nga AnelkaA po hyn Islanda në një epokë të re vullkanike?Romeo, Juli dhe Elvisi prishin festën e vajzave në BBVA – shkaktojnë të qeshura m…Shkrihet bora, rritet niveli i ujit në liqenin e Fierzës – shumë pranë kuotës mak…Tayna provokon me fustanin e shkurtër në paraqitjen e radhës në rrjete sociale
Ja cilat pije nuk janë të rekomandueshme pas stërvitjes:
Pijet e gazuara
Në pijet e gazuara është e koncentruar sasi e madhe e sheqernave të zakonshëm të cilët trupi i absorbon shpejt. Fjala është për burimin e shpejtë të energjisë, e cila do të shkaktojë rënie të shpejtë të saj, por nuk do të ofrojë kurrfarë dobie nutritive.
Bashkë me këtë pijet e gazuara nxisin dehidratimin e organizmit, gjë që nuk është zgjidhja më fatlume pas stërvitjes.
Nëse dëshironi që të pini diçka me ‘flluska’, nutricionistët këshillojnë ujin e gazuar mineral në të cilin duhet të qitni paksa limon të freskët.
Pijet alkoolike
Alkooli mund të jetë diuretik për ç’shkak mund të rrezikoni shumë të dehidroheni, ndërkaq mungesa e lëngjeve mund t’ju shkaktojë mahmur të pakëndshëm.
Pini lëng natyral pemësh, por nëse bash dëshironi të pini alkool, birra e lehtë është opsioni më i mirë sepse hidraton trupin më mirë se pijet e tjera alkoolike.
Kafja dhe pijet me kafeinë
Pijet me bazë të fortë kafeine nuk e hidratojnë organizmin, as nuk ofrojnë burim të sigurt energjie.
Në vend të kësaj shtoni paksa kakao organike në shejk i cili do t’ju këndellë pas lodhjes fizike.