Donald Trump kërkon të rikthehet këtë vit në Shtëpinë e Bardhë. Në fushatën zgjedhore të republikanëve në SHBA ai po mat forcat, tallet me rivalen brenda partisë, si konkurrenten Nikki Haley dhe i nxit republikanët për një politikë bllokuese.Tani ai sërish kthen NATO-n në temë të tij.
Në një miting me përkrahësit e tij në Karolinën Jugore të dielën në mbrëmje, Trump kërcënoi, se vendeve anëtare të NATO-s që nuk paguajnë, ai nuk do t’i mbrojë në rast se sulmohen nga Rusia. “Presidenti i një vendi të madh”, e ka pyetur njëherë, nëse SHBA do ta mbronte këtë vend nga Rusia, edhe kur nuk i paguan shpenzimet e mbrojtjes, tha Trump. Dhe më tej, shtoi se i është përgjigjur: “Jo nuk do t’iu mbroja.” Më shumë se kaq. Trump tha, se do “inkurajonte Rusinë të bënte, çfarë dreqin duan të bëjnë.”
Nuk ishte e qartë, nëse një bisedë e tillë është zhvilluar vërtet, sepse republikani Trump tha, “le të pranojmë se ka ndodhur.”
Reagon Shëpia e Bardhë
Shtëpia e Bardhë iu kundërpërgjigj deklaratave të Donald Trump dhe iu referua përpjekjeve të qeverisë amerikane për të forcuar aleancat e saj në botë. “Inkurajimi për pushtim të aleatëve tanë më të ngushtë nga regjime vrastare është tronditës dhe i çmendur”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Andrew Bates. Në vend që të thërrasë për luftëra, dhe të nxisë “kaosin nga problemet mendore”, presidenti amerikan, Joe Biden “do të forcojë edhe më tej rolin udhëheqës të SHBA”.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i kritikoi ashpër deklaratat e Trumpit, që në rast të rizgjedhjes së tij nuk do t’i mbrojë partnerët e aleancës që nuk kanë paguar. “Çdo lloj aludimi, se nuk do të mbrohen aleatët, minon sigurinë tonë të përgjithshme, përfshirë edhe atë të Shteteve të Bashkuara”, theksoi Stoltenberg në Bruksel.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i kritikoi ashpër deklaratat e Trumpit, që në rast të rizgjedhjes së tij nuk do t’i mbrojë partnerët e aleancës që nuk kanë paguar. “Çdo lloj aludimi, se nuk do të mbrohen aleatët, minon sigurinë tonë të përgjithshme, përfshirë edhe atë të Shteteve të Bashkuara”, theksoi Stoltenberg në Bruksel./Marre nmga DW.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo