Sony Music Group thuhet se ka blerë gjysma e katalogut muzikor të mbretit të muzikës pop Michael Jackson për të paktën 600 milionë dollarë. Marrëveshja vlerëson muzikën e Michael rreth 1.2 miliardë dollarë, që mund të jetë vlerësimi më i madh ndonjëherë i aseteve muzikore të një muzikanti.
Kjo është gjithashtu marrëveshja më e madhe ndonjëherë për punën e një muzikanti të vetëm. Jackson, i cili u nda nga jeta në vitin 2009, mbetet jashtëzakonisht i popullarizuar në shërbimet e transmetimit të muzikës si Spotify, ku ka mesatarisht 40 milionë dëgjues mujor.
Vetëm dy nga hitet e tij të panumërta, “Billie Jean” dhe “Beat It”, janë luajtur secili më shumë se një miliard herë vetëm në Spotify.
Kujtojmë që së shpejti do të nisin edhe xhirimet për filmin biografik të Michael Jackson, me regji të Antoine Fuqua. Personazhi që do të portretizojë mbretin e popit do të jetë Jaafar Jackson, nipi i vetë Michael Jackson.
bal