ShowBizzz

Zhaklin Lekatari e injoroi në emision, ja si i kundërpërgjigjet Efi

Zhaklin Lekatari ka qenë e ftuar në puntatën e së dielës që lamë pas, në “Mos i bjer me Top” nga Ronaldo Sharka.

Në një rubrikë të intervistës që ishte përgatitur për ish opinionisten e BBV, asaj iu kërkua të jepte një koment për personazhet që do t’i viheshin përballë nëpërmjet fotove.

Ndër këto foto ishte edhe ajo e Efit, për të cilën Zhaklina e injoroi duke thënë se nuk e mban mend.

Mirëpo as Efi nuk ia ka lënë mangët!

Ajo ka hedhur sot një story ku ka bashkëbiseduar me fansat, duke i lejuar ata të bëjnë pyetjet që duan. Një fans i saj shkruan:

Mos iu bëj njerëzve kaq shumë obsesion se janë ca që bien e zgjohen me emrin tënd”

Nëpërmjet një videoje që duket si thumb ndaj Zhaklinës, por nuk përmendet emri i saj ajo përgjigjet:

Ky është problem se zakonisht mund të bëhen obsesion, por edhe në mënyrë të keqe. Duke të sharë përshembull, duke folur keq për ty.”



lokimagazine