Edhe Britania e Madhe ka reaguar ashpër në lidhje me luftën në Gaza dhe sulmet e pandalura nga Izraeli.
Britania e Madhe është shprehur “shumë e shqetësuar” për situatën e civilëve palestinezë në Rafah, të cilët po vdesin sepse nuk aknë ku të mbrohen dhe ku të shkojnë.
Ministri i Jashtëm britanik, David Cameron, me një reagim me tone të ashpëra duke thënë se duhet të ndalojë dhe të reflektojë.
“Është e pamundur të shihet se si mund të bëhet një luftë midis njerëzve”, shtoi Cameron, duke iu referuar civilëve të Rripit të Gazës dhe duke i kërkuar Izraelit të “ndalojë dhe të reflektojë shumë seriozisht përpara çdo sulmi të mëtejshëm ushtarak”.
“Ne jemi shumë të shqetësuar për situatën dhe duam që Izraeli të ndalojë dhe të mendojë shumë seriozisht përpara se të ndërmarrë ndonjë veprim të mëtejshëm. Por mbi të gjitha, ajo që duam është një pauzë e menjëhershme në luftime dhe ne duam që kjo pauzë të çojë në një armëpushim”,– tha Cameron.
Disa ditë më parë Hamas kërkoi armëpushim nga Izraeli, por kryeministri Netanyahu e ka lajmëruar kabinetin e tij se e ka refuzuar propozimin e Hamasit për armëpushim, të cilin e ka bërë përmes Rusisë.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo