ShowBizzz

Paralajmërimi i Lisit, ja çfarë do të bëjë nëse do të ketë biletë kthimi

Nëse do të ketë biletë kthimi nesër, Lisi paralajmëron se do të bëjë spektakël dhe do të fillojë të luajë. Kështu u shpreh banori sot në një bisedë në oborrin e shtëpisë me Artën dhe Romeon.

Nga kjo deklaratë, Lisi la të nënkuptohej se e ndjen veten të rrezikuar nga eliminimi, ku bashkë me të në nominim janë Romeo dhe Heidi.  Të tre banorët shkuan automatikisht në nominim si pasojë e hapjes së kutisë së pandorës nga Graciano, zgjedhja e të cilit ishte kjo. Prej ditësh ai ka patur debate të forta me Romeon, ndërsa në përfundim të spektaklit u shpreh se një nga miqtë e tij do të eliminohet dhe kjo do të ndikojë në lojën e tij në ditët në vazhdim.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)